Kush jemi ne?

kompani ndërtimi e specializuar në zbatimin e projekteve

Me një staf të kualifikuar dhe përvojë të gjatë në fushën e ndërtimit, ne ofrojmë shërbime të plota dhe të personalizuara për realizimin e çdo projekti sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe afateve të përcaktuara. Fokusi ynë është të sjellim në jetë projektet e klientëve tanë duke garantuar korrektësi, siguri dhe cilësi të lartë ndërtimi. Ne bashkëpunojmë ngushtë me arkitektë dhe studio projektimi për të siguruar zbatimin e plotë dhe të saktë të çdo detaji.

Më shumë
Më shumë

Projektim

Në bashkëpunim me arkitektë dhe studio projektimi, realizojmë ide të personalizuara që përshtaten me kërkesat dhe stilin tuaj, duke garantuar zbatim të saktë dhe standarde të larta cilësie.

Ndërtim

Çdo projekt ndërtohet me përkushtim maksimal, duke përdorur materiale cilësore dhe teknologji moderne për të siguruar siguri, qëndrueshmëri dhe estetikë të lartë.

Punime Publike & Rikonstruksion

Me përvojë të gjatë në punime publike, realizojmë ndërtim dhe rikonstruksion rrugësh, shesheve, godinave publike, ujësjellësve, kanalizimeve dhe hekurudhave.

Vlerësime

Çfarë Thonë Klientët Tanë

Ndërtimi i vilës sime me Erilco ishte një eksperiencë fantastike. Stafi ishte i përkushtuar, gjithmonë i gatshëm për çdo pyetje dhe puna u krye më shpejt se sa parashikohej. Cilësi e lartë dhe një shërbim shumë korrekt.

Arjan K.

Nga projektimi deri në dorëzimin e objektit, çdo gjë shkoi perfekt. Më pëlqeu bashkëpunimi i ngushtë dhe korrektësia që treguan gjatë gjithë procesit. Do të punoj sërish me ta për çdo projekt të ardhshëm.

Dritan P.

Projekti ynë për rikonstruksionin e godinës publike u realizua në mënyrë profesionale dhe me shumë kujdes për detajet. Erilco është padyshim një nga kompanitë më serioze në treg.

Aurora M.